“Galaktikët” e Real Madrid kanë ngecur në “shtëpi” ndaj Rayo Vallecano-s së Ivan Balliut, në duelin e vlefshëm për javën e 12-të të La Liga.
Dueli është mbyllur në barazimin pa gola. Pavarësisht yjeve si Vinicius Junior e Jude Bellingham, madrilenët nuk arritën të triumfojnë. Në minutën e 66′, Vinicius arriti të shkundte rrjetën e kundërshtarëve, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.
Falë këtij hapi fals të djemve të teknikut, Carlo Ancelotti, Girona udhëheq e vetme kampionatin spanjoll, me 31 pikë, 2 më shumë se “mbretërit” e Madridit, ndërsa Vallecano mbetet në vendin 9-të me 18 pikë. /i.m /abcnews.al