Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 shtetas, ka proceduar penalisht nj dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin , 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash nga një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasen , 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një mur rrethues në rrugën “Ali Demi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin , 39 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 28 vjeç. Këta dy shtetas, në Rrugën e Kavajës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin F. S., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Pashë Bushatlliu”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shkop metalik me hapje, si ato të Policisë;
-,41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin shtetasit 30 vjeç, dhe më pas e ka shitur atë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin , 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 17-vjeçare.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasen , 41 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– 41 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Abdyl Frashëri”, .
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen 51 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 14-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

