Përmbytjet në Itali, shkon në 6 numri i viktimave dhe 2 të zhdukur

schedule19:03 - 3 Nëntor, 2023

schedule 19:03 - 3 Nëntor, 2023

Sipas të dhënave të fundit, nga vala e motit të keq që goditi Italinë dhe veçanërisht Toskanën, 6 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur.

Në Italinë qendrore, njëzet mijë familje janë pa energji elektrike, ndërsa shumë shkolla do të mbeten të mbyllura kryesisht për shkak të përmbytjeve të shumta në rrugë dhe kate përdhese.

Ndërkohë, në Liguria me kryeqytetin e Xhenovas, për shkak të stuhive të detit, i cili ka dallgë shumë të mëdha, guvernatori i rajonit Giovanni Totti u kërkoi banorëve të mos i afroheshin bregdetit.

Unioni i Industrialistëve të Toskanës , më në fund, në një vlerësim të parë të pasojave të motit të keq, nënvizon se “në të gjithë strukturën prodhuese të rajonit janë shkaktuar dëme serioze”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!