Sassuolo ka prezantuar afrimin e fundit. Klubi italian godet në merkato, duke bërë të vetin Wallabies. Nuk po flasim për futbollistë, por për një skaut robotik.
Teknologjia e re analizon rreth 40 mijë lojtarë dhe bën punën e 400 skautëve! Vëzhguesi robotik është në gjendje të analizojë çdo gjest të 40 mijë futbollistëve të ndryshëm, në 25 ligat më të forta të Evropës.
I krijuar në Milano, Wallabies përdor shkencën e të dhënave në fushën sportive, duke zhvilluar sisteme dhe algoritme të ndryshëm për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave në një kohë të shkurtër.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj teknologjie ka konfirmuar akordin me Sassuolon dhe tenton të shpjegojë risinë e madhe. “Një hap i rëndësishëm i botës së futbollit në përdorimin e teknologjive të reja. Puna e kryer nga makinat Wallabies krahasohet me atë të 400 vëzhguesve të ndryshëm”, thekson Luigi Libroia. /abcnews.al