Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha në një deklaratë se ai ishte kthyer në Izrael për t’u angazhuar në “diplomaci të fuqishme me partnerët” për të siguruar që një sulm si ai i Hamasit më 7 tetor nuk do të përsëritej më.
Ai tha se duhet të ndërmerren një sërë hapash të rëndësishëm për ta bërë të mundur këtë, duke përfshirë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe përhapjes në pjesë të tjera të rajonit.
Blinken vuri në dukje se vizioni i dy shteteve mund t’u “ju japë njerëzve diçka për të shpresuar” dhe se ekziston një koalicion i gjerë dhe i fuqishëm në të gjithë rajonin që e mbështet atë.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë dhe se ka rëndësi natyra e mënyrës se si Izraeli e zhvillon fushatën e tij për të mposhtur Hamasin.
Sekretari amerikan theksoi se civilët nuk duhet të vuajnë pasojat për brutalitetin e Hamasit. Ai shtoi se fluksi i vazhdueshëm i ndihmave humanitare në Gaza duhet të rritet.
Blinken theksoi gjithashtu se “pauzat humanitare” në konflikt janë “kritike” për mbrojtjen e civilëve dhe ishin një “fushë e rëndësishme diskutimi” me udhëheqësit izraelitë.
Ai tha se SHBA-ja besonte se pauzat e tilla do të lejonin më shumë ndihma të rrjedhë në Gaza.
“Ne e shohim gjithashtu si një mënyrë për të krijuar një mjedis më të mirë në të cilin pengjet mund të lirohen,” shtoi ai.
Por ai vuri në dukje se detajet e sakta se si do të funksiononin pauzat ishin ende duke u përpunuar.
Blinken tha se një numër “pyetjesh të arsyeshme” janë ngritur nga zyrtarët izraelitë në lidhje me pauzat, duke përfshirë mënyrën se si ato mund të përdoren për të maksimizuar ndihmën, për të liruar pengjet dhe për të mos u shfrytëzuar nga Hamasi.