Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një konferencë për mediat me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Gjatë fjalës së tij, Blinken u shpreh se ndihma humanitare ishte fokusi kryesor i takimit me kryeministrin e Izraelit.
Gjithashtu ai theksoi se SHBA është e përkushtuar për paqen dhe se autoritetet janë të angazhuar në lirimin e pengjeve.
“Do të marrim çdo masë që të jetë e nevojshme për të siguruar këtë çështje. Rruga më e mirë ndoshta edhe rruga e vetme është dy shtete. Palestinezët të arrijnë aspiratat për një shtet më vete”, tha ai.