Del foto nga gjykata e të akuzuarit për vrasjen e Tupac

schedule19:00 - 2 Nëntor, 2023

schedule 19:00 - 2 Nëntor, 2023

Mbetet një mister i pazgjidhur vrasja e Tupac Shakur , një prej reperëve më ikonë që u vra nga një plumb në Las Vegas në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare.

Çështja, megjithatë, u “hap” sërish dhe TMZ publikoi video nga brenda sallës së gjyqit, me autorin e dyshuar të vrasjes së tij.


Dwayne Davis i njohur ndryshe si “ Keefe D” mbërriti në gjykatë, pas 2 seancave të shtyra që e vonuan jo pak procesin.

Në pranga, Keefe D shkoi në Gjykatën e Qarkut Clark në Las Vegas mëngjesin e së enjtes, 2 nëntor, për t’u përballur me akuzën e vrasjes. Siç pritej, ai u deklarua i pafajshëm. I dyshuari 60-vjeçar doli për herë të parë në gjykatë në fillim të tetorit, por avokati i tij nuk u paraqit, duke e shtyrë procedurën për disa javë. Seanca e dytë u shty sërish për të njëjtën çështje.

Pas seancës fillestare, prokurori deklaroi se Keefe D pritet të deklarohet i pafajshëm për akuzën e vrasjes me armë vdekjeprurëse./abcnews.al