Futbolli brazilian në zi, qëllohet për vdekje lojtari 21-vjeçar

schedule15:37 - 2 Nëntor, 2023

schedule 15:37 - 2 Nëntor, 2023

Futbolli brazilian është në zi pasi u raportuar se një sulmues 21-vjeçar, Felipe Diogo, ishte qëlluar për vdekje.

Sipas raportimeve të mediave lokale, lojtari i Sao Bernardo është qëlluar për vdekje me gjakftohtësi në një rrugë të qytetit Ribeirao Preto. Agjencia braziliane e lajmeve “ge.globo” raportoi se futbollisti u godit me breshëri dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia po heton motivin e vreasjes dhe për zbulimin e autorëve, ndërsa klubi i tij i cili merr pjesë në kategorinë e tretë braziliane ka shprehur ngushëllimet me një postim.

“Klubi i futbollit, Sao Bernardo, shpreh pikëllimin e tij për lajmin e vdekjes së futbollistit tonë, Felipe Diogo Bernardes Ferreira, i njohur si Felipe Diogo. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment dhimbjeje të thellë”.

I ndjeri ka luajtur edhe për skuadra si Cruzeiro dhe Botafago./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!