“Blindohet” Rodrygo, Real Madrid i vendos brazilianit 1 miliardë euro klauzolë

schedule13:56 - 2 Nëntor, 2023

schedule 13:56 - 2 Nëntor, 2023

Pas rinovimit të kontratës së Vinicius Juniors, “galaktikët” e Real Madrid kanë vendosur t’i “dhurojnë” një kontratë të re edhe “yllit” tjetër brazilian të sulmit, Rodrygo, me 22-vjeçarin, që ka nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e re me 14 herë kampionët e Evropës.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, Rodrygo ka nënshkruar një kontratë të re, që skadon në qershorin e vitit 2028, me një rritje të lehtë page, si dhe një klauzolë prej 1 miliardë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të karrierës së tij, Rodrygo ka zbritur plot 179 herë në fushë për “los blancos”, ku ka arritur të shënojë plot 39 gola e të dhurojë 33 të tjerë. Përsa i përket trofeve, me fanellën e “mbretërve”, Rodryo ka fituar 1 Champions League, 1 Superkupë Evrope, 1 Kupë të Mbretit, 1 Botëror për Klube, 2 Superkupa të Spanjë dhe 2 La Liga. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!