De Ligt dëmtohet sërish, Tuchel: Përsëri i njëjti gju, i njëjti kërc, është shumë e dhimbshme

schedule11:16 - 2 Nëntor, 2023

schedule 11:16 - 2 Nëntor, 2023

“Bavarezët” e Bayern Munich kanë shokuar jo pak futbolldashësit anë e mbanë botës, mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas, teksa janë mundur, me rezultatin e ngushtë, 2 m  e 1, në raundin e 1/16-ve, nga “diletantët” e Saarburcken, skuadër kjo e Kategorisë së Tretë gjermane.

Mirëpo, humbja nuk është e vetmja gjë që ka shokuar teknikut Thomas Tuchel, teksa në minutën e 25’-të të sfidës, qendërmbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt dëmoti ligamenin e gjurit, duke u detyruar kështu të lërë fushën e blertë e për këtë arsye pritet të mungojë 4-6 javë.

Pas ndeshjes, për mediat mbi këtë dëmtim foli edhe tekniku gjerman, Thomas Tuchel, i cili u shpreh se dëmtimi është në të njëjtin gju, në të cilin u dëmtua më parë dhe deri më tani nuk kanë një diagnozë përfundimtare.

“Është përsëri i njëjti gju, i njëjti kërc. Është shumë e dhimbshme. Deri më tani, nuk kemi asnjë diagnozë”,-  u shpreh menjëhrë pas përfundimit të ndeshjes, tekniku gjerman. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!