Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin me TVSH.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se mes personave që është lëshuar urdhër arrest, është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Urdhër arrestet janë lëshuar për shtetasit Aldo Mazzarela, Adnand(Andrew) Progri, Nezir Beqiri, Erion Satka, Sajmir Xhafal, Julian Kalo dhe Teidi Doraci.
Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar 4 prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.
“Është një aksion i fundit i organizuar nga ana e policisë, pasi Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar dhe 7 urdhër arreste, të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH. Mes personave, është edhe një shtetas italian. Deri më tani janë ekzekutuar 4 masa asigure “Arrest me burg”, ndërsa operacioni në fjalë vijon të organizohet në Tiranë dhe Durrës. ABC News ka mësuar edhe 7 emrat e përfshirë në këtë grup kriminal. Bëhet fjalë për një mashtrim prej qindra mijëra eurosh, që kap një vlertë të konsiderueshe. Hetimet kanë nisur prej 1 viti”, raportoi gazetari Leka.
/abcnews.al