Ausilio tregon prapaskenën: Kishim vetëm 1% shans për të nënshkruar me Lautaron, e mora nga duart e Atletico Madrid

schedule15:12 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:12 - 1 Nëntor, 2023

Piero Ausilio regjistron plot 25 vite tek Interi, si një ndër drejtorët sportive më të suksesshëm në të gjithë Europën. Në një intervistë, ai ka folur gjatë për këtë karrierë profesionale të jashtëzakonshme me klubin zikaltër.

Një nga pikat ku është ndalur më shumë është blerja e Lautaro Martinez nga Racing, një sulmues që nuk e njihte askush dhe sot, ai mbanë në krah shiritin e kapitenit dhe është një ndër sulmuesit më të mirë të europës.

“Historia e nënshkrimit të Lautaros është një histori e veçantë. Lautaro Martinez ishte një lojtar i Atletico Madrid në 2018. Mungonte vetëm një detaj i vogël për t’u paguar nga klubi spanjoll te Racing sepse ai kishte rënë dakord tashmë me ta.

Por unë u nisa si i çmendur drejt Argjentinës edhe pse vetëm 1% shans kisha për ta sjellë në Milano. Besova te ai 1% dhe me ndihmën e Zanettit dhe Militos ja dolëm ta nënshkruanim.

Ditën që do të mbyllnim marrëveshjen, Lautaro shënoi tre gola për Racing në një ndeshje dhe kështu klubi argjentinas na e rriti çmimin e kartonit të tij, por nuk kishte problem, ne e paguam pasi e dinim potencialin e tij

Por ia arrita qëllimit tim, sepse kishte një punë të shkëlqyer ekipore brenda klubit tonë”, është shprehur Ausilio./h.ll/abcnews.al