Bashkëshorti 54-vjeçar i shtetases rumune të vrarë në 2014 ka dhënë një intervistë për mediat greke pasi u dënua për vrasjen e gruas së tij.
Shqiptari 54-vjeçar që u dënua për tre vite, u shpreh se të gjithë e akuzuan për vrasje dhe se askush nuk e besoi. Edhe pse kundërshtoi duke thënë se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje, ai qëndroi 3 vite në qeli.
Në deklaratën e tij ai është shprehur: “Në fund t ë fundit ka një Zot. Zoti pati mëshirë për mua dhe më ndihmoi të zbulohej e vërteta. Pas shumë vuajtjesh tani ndihem i shfajësuar. Askush nuk besonte se isha i pafajshëm, të gjithë menduar se vrava dhe më futën në burg padrejtësisht”. Për vitet që ka kaluar pas hekurave ai thotë: “Tre vite të jetës sime i kalova në burg kur isha i pafajshëm dhe qaja por askush nuk më dëgjonte. Ishin vitet më të vështira të jetës sime. Nuk ka gjë më mizore se të “pagëzohesh” vrasës pa kryer asnjë krim. Ndjeva se po më shkatërrohej nderi dhe dinjiteti dhe nuk mund të bëja asgjë. Fëmijët e mi u mërzitën kur dëgjuan se babai i tyre ishte një vrasës. Ajo grua ishte shoqja ime, unë jetoja me të dhe nuk kishte se si të dëmtoja dikë . Dua të vazhdoj jetën time dhe të lë pas këtë makth që do të më shënojë përgjithmonë”, përfundon ai.
Lidhur me këtë ngjarje u arrestua një pakistanez në Gjermani, autor i vrasjes së ndodhur 9 vite më parë. Ishin gjurmët e gishtave të tij që hodhën dritë duke zbardhur këtë vrasje./abcnews.al/