Tokio përgatitet të presë super tajfiunin Hagibis

schedule16:06 - 11 Tetor, 2019

schedule 16:06 - 11 Tetor, 2019

Banorët e Tokios në Japoni janë në pritje të super tajfunit Hagibis, i cili konsiderohet si më i fuqishmi për këtë vit. Turistët janë lajmëruar të shkarkojnë aplikacionin që jep informacione në kohë reale si dhe planet e emergjencës.

Janë orë ankthi në Japoni për mbërritjen e tajfunit Hagibis, më i fuqishmi i vitit sipas të dhënave të agjencisë kombëtare oër motin. Parashikimet më alarmuese flasin për uraganin më të fuqishëm të viteve të fundit.

I klasifikuar në nivelin 5, që është i larti, ai do të vijë duke u dobësuar para se të prekë tokën. Priten erëra me një shpejtësi më të lartë se 180 kilometra katrorë dhe reshje të dendura, ndërkohë që autoritetet anuluan dy ndeshje të kupës së botës për Regbin. Më shumë se qindra fluturime janë anuluar

Sipas ekspertëve vendas Hagibis është zhvilluar me një shpejtësi anormale dhe është i fortë pasi lëviz në ujëra oqeanike me tmepratura mbi mesataren. Dhe provat e Formula 1 në Suzuka janë pezulluar.

Në muajin shtator tajfuni Faksai gjunjëzoi Tokion duke shkaktuar tre viktima dhe dhjetëra mijë të pastrehë. Ndërsa një vit më parë stuhia Jebi shkaktoi viktima dhe dëme materiale me një vlerë prej 30 miliard dollarësh./ABC News Albania 24/7