Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat izraelite vrasin komandantin e Hamasit në Jabaliya

schedule20:43 - 31 Tetor, 2023

schedule 20:43 - 31 Tetor, 2023

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan pak më parë se komandanti i Hamasit në zonën e Jambaliya u vra në një sulm ajror. Sipas një njoftimi të përbashkët nga IDF dhe Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit), Ibrahim Biari u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Theksohet se së bashku me Biarin u vranë “shumë terroristë”, ndërsa bombardimi shkaktoi shembjen e një strehe nëntokësore që po përdornin si bazë për sulmet e tyre.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kishte njoftuar se të paktën 50 persona u vranë nga sulmet izraelite në zonën e kampit Jambaliya.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!