Gratë e dhunuara tërhiqen në gjykatë/ Fier, gruaja e dhunuar: Për hatër të fëmijëve, frikë nga hakmarrja

schedule15:29 - 31 Tetor, 2023

schedule 15:29 - 31 Tetor, 2023

Shenjat mbi fytyrë i ka të përsëritura.

Janë pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj.

Kjo grua nga Fieri, nënë e dy fëmijëve të mitur, tregon se është detyruar të marrë dy herë urdhër mbrojtjeje e të çojë pas hekurave partnerin e dhunshëm.

Me të vegjlit përdore është rikthyer në dyert e gjykatës për t`ja lehtësuar akuzën babait të fëmijëve të saj.

Tregon se ka frikë nga hakmarrja dhe i druhet mentalitetit.

Pavarësisht se vetë do të tërhiqet nga padia, grave e vajzave u bën thirrje të mos frikësohen.

Në Fier rastet e dhunës me bazë gjinore janë në rritje.

Përgjatë 9 muajve të këtj viti gjykata e qytetit ka lëshuar 213 urdhera mbrojtjeje. Në të njëjtën periudhe të vitit të shkuar ishin vetem tre raste më pak ndërkohë shifrat deri në fund të 2023-shit pritet të kalojnë ato të vitit të kaluar./abcnews.al