Perandori kinez që kërkoi eliksirin e jetës

schedule17:46 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 17:46 - 25 Dhjetor, 2017

Sipas gërmimeve arkeologjike, perandori i parë i Kinës ndërmori një kërkim intensiv për të gjetur eliksirin e jetës, para se të vdiste në moshën 49 vjeçare në vitin 210 p.e.s.
Qin Shi Huang, i cili krijoi ushtrinë e famshe prej balte, urdhëroi një gjueti edhe përtej kufinjve për gjetjen e lëngut mitologjik.

Misioni është përmendur në tekstet 2000 vjeçare të shkruara mbi mijëra pareta druri, të përdorura në Kinë para se të krijohej letra.
Ato u zbuluan në vitin 2002 në fund të një pusi në qendër të provincës së Hunanit.


Shkrimet përmbajnë një urdhër ekzekutiv të dhënë nga perandori dhe përgjigjet e udhëheqësve të rajoneve të ndryshme, të zënë ngushtë nga dështimi për të gjetur çelësin e jetës së përhershme.
Në atë kohë, besohej se në zonën e Langyas rritej një lloj erëze e dyshimtë e mbledhur në maje të një mali, e cila mund ti përshtatej asaj ç’ka kërkohej.
Por fatkeqësisht lideri kinez vdiq në mënyrë të mistershme në moshën 49 vjeçare, pa arritur të përfundonte qëllimin e tij.

Luftetarët prej balte të Qin Shi Huang, ishin prova e mëtejshme që tregonte se sa i frikësuar ishte perandori ndaj vdekjes. Ai ndërtoi të gjithë ushtrinë e tij, së bashku me kuajt dhe armët luftarake, në baltë të pjekur, në mënyrë që ata ta mbronin në jetën e përtejme. Pas vdekjes ata u vendosën së bashku në një mazeloum./abcnews.al