Ndryshimet e buxhetit në Kuvend/ Ekonomi: Rishpërndarja e fondeve e drejtë, kriza e çmimeve po tejkalohet

schedule14:11 - 31 Tetor, 2023

schedule 14:11 - 31 Tetor, 2023

Komisioni i ekonomisë dhe Financave ka diskutuar rishpërndarjen e fondeve të  buxhetit për vitin 2023.Janë 45 miliardë lekë që do të kalojnë për projektet me ecuri pozitive si rindërtimi,pushetti vendor, infrastruktura e bujqësi.

Relatorja Milva Ekonomi tha se rishikimi i buxhetit  erdhi pas një perfomance të mirë të ekonomisë shqiptare që tejkaloi krizën e çmimeve  dhe mirmenaxhimit  që iu bë sektorit të energjisë duke mos prekur fondin e veçantë që ishte parashikuar në buxhet.

Në fokus  të buxhetit për këtë vit është edhe ulja e nivelit të borxhit publik

Ndryshimet në buxhetin e  vitit 2023 parashikojnë rritje të ardhurave  me 7.5 miliardë lekë duke arritur në total në  650.6 miliardë.

Rindërtimi është zëri që ka përfituar fondin më të madh duke arritur në  17 miliardë lekë nga 5 që ishte në fillim të këtij viti.

Po ashtu  në ndryshimet buxhetore është parashikuar edhe fondi prej 3.2 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve që nisi në fillimi të muajit tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!