Mëngjesit e sotëm, Mali i Zi votoi qeverinë e re, me kryeministër, Milojko Spajiç, i cili mori 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.
Gazetari, Gjon Dukaj nga Mali i Zi, në një lidhje skype me edicionin “Tirana Live” tha se krijimi i qecverisë së re në ishte i domosdoshëm, sidomos për vijimin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Po duke marrë parasysh, që zgjedhjet janë mbajtur gati 5 muajsh, më në fund në Malin e Zi është votuar qeverie e re. Duke marrë parasysh që në Malin e Zi, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, disi ka pasur një farë ngërçi institucional këtu. Miratimi i qeverisë së re ishte i domosdoshëm, sidomos për integrimin në BE.
Në bazë të të gjitha raportove është konstatuar ngecje e rrugëtimit të Malit të Zi drejt BE.
Siç e kujtoni nga viti 2020, kemi pasur dy qeveri dhe kështu formimin i qeverisë së re ishte domosdoshëm.
Natyrisht që ka vend për skepticizëm, që shumica e re parlamentare do të vazhdojë atë rrugën pro-evropianeve të Malit të Zi, mirëpo duke marrë parasysh orientimin programor të lëvizjes Evropa Tani, që ishte fituesja, dhe kryeministri është në radhët e kësaj lëvizje, gjithmonë kanë deklaruar që ata me çdo kusht do të vazhdojnë integrimin në BE, duhet të shpresojmë” tha fillimisht ai.
Në lidhje me faktin nëse partitë shqiptare “tradhtuan” interesat e qytetarëve të Malit të Zi, gazetari tha se ata po vijojnë të kenë një trend në rritje sa i përket përfaqësimit në qeverie dhë në qeverinë e re ata kanë edhe një zv.kryeministër.
“I rikthehem sërish zgjedhjeve të vitit 2020, kur partitë shqiptare nuk pranuan të jenë pjesë qeverisë, Kapic, më vonë me qeverinë e kryesuar nga Abazovic, ata u bënë pjesë.
Duhet të thënë që asnjëherë më parë, partitë shqiptare nuk ishin më shumë të përfaqësuar.
Tashmë asaj i janë shtuar edhe një zv.kryeministër në qeverinë e re dhe dua të besoj se do të vazhdohet një trend i tillë i përfaqësimit edhe më të lartë në institucionet shtetërore këtu në Mal të Zi.
E them që qeveria e re do të mjaftohej edhe pa përfaqësuesit nga partitë nacionale shqiptare” shtoi Dukaj.
Sa i përket vizitës së Ursula Von Der Leyen, ditëne sotme, pikërisht në ditën kur u zgjodh edhe qeveria e re, Dukaj tha se kjo ka qenë rastësi, pasi vizita e saj ishte paracaktuar ditë më parë.
Sa i përket frikës së dukeqenëse pjesë e qeverisë së Spajic janë edhe partitë pro-serbe dhe pro-ruse, ai tha se ka vend për dyshime, por shpreson që misionet kryesore të tyre të jenë ekonomia dhe integrimi në BE, siç janë shprehur në fushatë./abcnews.al