Mediat serbe i kanë dhënë hapësirë reagimit të kryeministrit Rama në lidhje me çmimin Nobel që iu tha shkrimtarit austriak, i njohur si mbështetës i Millosheviçit, Peter Handke.
Kurir online e ka vendosur në krye të afaqes online komentin e Ramës duke iu referuar gjithashtu edhe Vlora CCitakut, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, raporton abcnews.al.
Shkrimi i Kurir.rs
“Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë.
Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, i referohet gazeta serbe postimit të kryeministrit Rama.
Gjithashtu gazeta serbe shkruan se Nobeli ndaj Handke është kundërshtuar edhe nga Vlora Çitaku, e cila ka publikuar një foto nga momenti kur Handke lexonte fjalime lavdëruese për Millosheviçin. /abcnews.al