Dyshohet se shfaqi simbole naziste, arrestohet deputeti gjerman i AfD-së

schedule16:02 - 30 Tetor, 2023

schedule 16:02 - 30 Tetor, 2023

Daniel Halemba, një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në parlamentin e Bavarisë, është arrestuar me akuza që përfshijnë shfaqjen e simboleve të ndaluara totalitare, si dhe pas ankesave se bërtiste përshëndetjen naziste “Zig Heil”.

Ligjvënësi 22 vjeçar i sapozgjedhur, i cili pritet të zërë vendin e tij në parlamentin rajonal bavarez të enjten, është një anëtar i vëllazërisë studentore Teutonia Prag, ambientet e së cilës u bastisën nga policia në shtator.

Gjatë bastisjes, siç thanë zyrtarët, u gjetën simbole që janë të ndaluara me Kushtetutën gjermane, si svastika dhe fqinjët u ankuan se kishin dëgjuar të bërtiste “Zig Heil” nga ambientet e Teutonia Prag, raporton Guardian.

Në një video të postuar në kanalin Telegram të avokatit të tij, Halemba tha se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.

“Ata duan të më arrestojnë mua, një deputet të zgjedhur në parlamentin e shtetit, tre ditë para se të zë vendin tim, duke përdorur një urdhër arresti krejtësisht të paligjshëm”, tha ai.