Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familja njoftoi vdekjen 22-vjeçares që u rrëmbye nga grupi terrorist i Hamasit, presidenti izraelit: Kafshët barbare i prenë kokën

schedule15:04 - 30 Tetor, 2023

schedule 15:04 - 30 Tetor, 2023

Detaje tronditëse janë raportuar në lidhje me vdekjen e 22-vjeçares gjermane, që u rrëmbye nga grupi terrorist i Hamasit. Më herët familja e Sunny Luke njoftoi se e reja gjermano-izraelite ka vdekur.

Presidenti izraelit Isaac Herzog teksa ka folur lidhur me këtë ngjarje, ka thënë se vajzës i është prerë koka. “Është një tragjedi e madhe dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 22-vjeçares”, ka thënë presidenti izraelit.

Gjithashtu presidenti izraelit ka thënë se njerëzit që ranë viktimë e grupit terrorist të Hamasit janë keqtrajtuar brutalisht, janë djegur dhe copëtuar.



“Ajo që pamë në kufirin Gaza-Izrael është më shumë se një masakër. Ne pamë një thertore. Ne pamë gjakun që rridhte në rrugë. Ne kemi parë një nga tragjeditë më të tmerrshme që mund të imagjinohen”, tha Isaac Herzog./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!