Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të jgitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.
46-vjeçari Rubiales, puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalene Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në muajin gusht.
Ai refuzoi të jepte dorëhqejen pas incidentit, por u ndalua përkohësisht nga FIFA. Të hënën, FIFA njoftoi se ai ishte pezulluar për tre vjet për shkelje të nenit 13 të kodit të tyre disiplinor./h.ll/abcnews.al