Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit Maradona në Napoli.
Pikërisht në një zonë parkimi të braktisur pranë seksionit të tifozëve kuqezi,”La Republica” raporton se tifozi në fjalë u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në përpjekje për të arritur në tribunë jo përmes hyrjes normale, por prej një vendi tjetër. Sipas rikonstruksionit të Policisë, dy persona, pa bileta, po tentonin të shkonin në tribuna përmes një hapësire.
Policia dhe mjekësia ligjore janë duke punuar për rastin që nga mbrëmja e djeshme për të rindërtuar atë që ka ndodhur./h.ll/abcnews.al