Mundësit nga bota në Tiranë, Veliaj: Kemi sjellë shpejtësinë e modernizimit

schedule15:55 - 29 Tetor, 2023

schedule 15:55 - 29 Tetor, 2023

Tirana mirëpriti për herë të parë Kampionatin Botëror të Mundjes për të rinjtë deri në 23 vjeç. Në të morën pjesë  mbi 1100 mundës dhe trajnerë nga 60 vende të botës.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve  pranishëm ishte   kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

“Në një botë që po gëlon me konflikte nga më të ndryshmet, është shumë e rëndësishme që sporti të jetë një instrument që na bashkon, që na afron. Këtë vit Tirana ka pasur rreth 1000 aktivitete dhe ky kampionat botëror i të rinjve nën moshën 23 vjeç është vetëm një prej tyre”, tha ai.

Ndërsa një pjesë e kryeqytetit u kthye në një pistë garash me makina. Koleksionistë dhe të apasionuar pas automjeteve u bënë bashkë.

Kryetari i bashkisë ndau këtë mesazh.  “I keni sjellë Tiranës një shpejtësi të jashtëzakonshme, jo vetëm shpejtësinë e makinave dhe motorëve, por shpejtësinë e ritmit të transformimit dhe të modernizimit.”, ka thënë Veliaj. Tirana këtë vit  është shpallur  Qyteti Europian i Sportit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!