Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi të dhënë në mungesë për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësi, Rajmonda Dashi. Ndërsa biznesmemi Ardian Malasin, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ata u arrestuan me urdhër të prokurorisë së posaçme me dyshimin se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës. Për këta të fundit u cakua masa e arrestit me burg në mungesë për shkak se ndodhen të arrestuar në Belgjikë si pjesë e një grupi për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas hetimeve, ka rezultuar se, Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri. Ka dyshime se një pjesë e pasurive janë rregjistruar në emër të biznesmenit Malasi, por tashmë janë vënë në sekuestro nga prokuroria. Bëhet fjalë për 49 pasuri, mes të cilave 27 llogari bankare, 16 apartamene në Tiranë e Fier, si dhe 3 garazhe 2 automjete dhe një shoqëri.
Rajmonda Dashi, Ardian Malasi dhe vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, akuzohen për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”./abcnews.al