Goli i Lukakut ndaj Slavia Prague, festa e madhe në stadium alarmon “Apple”

schedule15:47 - 27 Tetor, 2023

schedule 15:47 - 27 Tetor, 2023

Roma fitoi ditën e djeshme me shifrat 2-0 ndaj Slavia Prague në Europa League falë golave të Bove dhe Lukakut, duke i dhënë kështu vendin e parë në grup dhe duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të munshme për ndeshjen ndaj Interit.

Bove zhbllokoi rezultatin që në sekondat e para ntë ndëshjes, ndërsa Lukaku në minutën e 17’. Në golin e shënuar nga sulmuesi belg, festa ishte shumë e madhe, me tifozët e Romës të cilët përveçse festonin golin, por i jepnin dhe kurajo e forcë Lukakut për t’i treguar që në ndeshjen ndaj Interit në “San Siro” do të ketë mbështetjen e plotë të tyre.

Kjo festë e madhe për golin e tij alarmoi Apple. Kjo pasi zhurma e madhe që u krijua në stadium nga festa, bëri orën e Apple të njoftojmë për decibel të lartë, i cili është i dëmshëm për veshët./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!