Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfshihet nga flakët një fabrikë mobilerie në Fier

schedule13:52 - 27 Tetor, 2023

schedule 13:52 - 27 Tetor, 2023

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë në Fier. Zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. Katër mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë të vështirë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të papërfshira nga flakët bazën materiale. Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën. Sakaq, ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në fabrikë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!