Milano bëhet gati për sfidën e madhe të se dielës mes Interit dhe Romës.
Te kryeqytetasit, përveç Mourinhos shumë të dashur nga tifozët e Interit, është edhe Romelu Lukaku, i cili nga i adhuruar u shndërrua në një armik të betuar për tifozët zikaltër. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ndeshja është shumë e pritër për këtë arsye, por edhe për arsye të renditjes.
Kështu, për të bërë një paraqitje fituese në San Siro dhe për të marrë tre pikët, Simone Inzaghi është duke përgatitur Interin e tij me të gjithë arsenalin e mundshëm, duke bërë gati të gjithë titullarët.
Barella do të rikthehet nga minuta e parë së bashku me Mkhitaryan dhe Calhanoglu. Krahët e fushës do të jenë të mbuluara nga dyshja Dimarco-Dumfries, me italianin që pushoi në ndeshjen e mesjavës ndaj Salzburg në Champions League. Në mbrojtje, Acerbi do të mbrojë qendrën së bashku me Bastonin dhe Pavard. Sulmi nuk ka dyshime që do të jetë me dyshen më pjellore, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram./h.ll/abcnews.al