“Vazoja” është drama që do të vendoset në skenën e teatrit e Metropolit nga data 26-29 tetor. Autorja e dramës, Fatbardha Zyberi dhe regjisorja Elona Hyseni kanë zbuluar disa detaje në “ABC e Mëngjesit”. Zyberi ka treguar se kjo histori i përket nënës së saj dhe ia ka dedikuar asaj.
“Është historia e mamit tim. Ajo është kujdesur për një shtëpi me vite të tëra që nga mosha 15-vjeçare ka jetuar me një grua të cilën e ka pasur si nënën e vetë. Ajo kur ka qene e re nuk e ka ditur shqipen dhe unë atë e kam si gjyshe. Ajo ka dashur t’ia lëjë në testament një personi të familjes së vetë, ku ia kanë manipuluar kontratën dhe ia kanë marrë në pronësi shtëpinë. Tani ajo është prej vitesh në gjyqe sepse nuk po mund t’ia tërheqi atij shtëpinë dhe me i dhënë mamit tim, personit që i takon. Këtu ka nisur inspirimi dhe më vonë ka vazhduar me idetë e mia.
Unë kam mbaruar për dramaturgji dhe skenar filmi. Këtë e kam shkruar në vitin e dytë e studimeve”, tha ajo.
Ndërsa, Hyseni e pyetur se si është më mirë të jesh në rolin e aktorit apo regjisorit u shpreh: “Kur je aktor nuk është se ke shumë përgjithësi, ke vetëm fokusin tënd dhe çfarë të kërkohet. Kurse kur je regjisor duhet t’i kesh të gjithë komponentët në të njëjtin nivel dhe duhet të jenë të gjithë në të njëjtën rrugë”./abcnews.al