Ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës një 29-vjeccar që në bashkëpunim me tre shtas të tjerë, tentoi të transportonte disa emigrantë nga Bangladeshi të kalonin kufirin ilegalisht.
Ndërkohë, Gjykata i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
Njoftimi i Policisë:
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, i cili rreth 5 muaj më parë, kishte bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj, disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjishme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, si dhe i veprimeve operacionale të koordinuara me specialistët e Policisë Kufitare të PKK Rinas, u kap në PKK Rinas, shtetasi i shpallur në kërkim 29 vjeç, banues në Dibër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi më datë 17.05.2023, dyshohet se ka bashkëpunuar më 3 shtetas të tjerë, për të transportuar 4 emigrantë nga Banglandeshi, që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al