Tre persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 25 vjeçar nga Kosova, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare të Morinës, në automjetin që drejtonte u gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Policia rrugore vuri në pranga dy të tjerë, 22 dhe 58 vjeç pasi shkaktuan aksidente. 22 vjeçari u arrestua pasi teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër. 58 vjeçari, që drejtonte një kamionçinë, u përplas me një motor dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit u plagos.
Nën hetim është vënë edhe një 16 vjeçar pasi u kap drejtuar automjetin pa leje drejtimi./abcnews.al