Dita e djeshme ishte për t’u mbajtur mend për Carlo Ancelotti.
Trajneri italian festoi 200 ndeshje në Champions League dhe mbi të gjitha një rekord tjetër, duke mposhtur Bragën dje në mbrëmje, arriti fitoren e 115 në kompeticionin më të mirë europian.
Fitorja e tij e 115-të është realizuar me tetë klube të ndryshme: Milan 42 fitore, Real Madrid 39 fitore, Chelsea 10 fitore, Bayern Munich 7 fitore, PSG 6 fitore, Napoli 5 fitore, Parma 4 fitore dhe me Juventus 2 fitore./ h.ll/abcnews.al