Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se një avion me ndihma të nisur për në Gaza është rrugës për në Egjipt.
21 ton furnizime në bord përfshijnë pajisje mjekësore dhe filtra uji. Ndihma vjen pas një njoftimi nga Rishi Sunak për mbështetje shtesë prej 30 milion paund për të përmbushur nevojat e palestinezëve në territor.
The first flight of UK aid for Palestinians is en route to Egypt, after the RAF rapidly deployed to airlift supplies into the region.
The UK is committed to help those suffering in the humanitarian crisis Hamas created. Our Armed Forces stand ready to support our aid response. pic.twitter.com/38BRYqBrkM
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) October 25, 2023
Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps postoi një foto të avionit në X, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është “e angazhuar për të ndihmuar ata që po vuajnë në krizën humanitare të krijuar nga Hamasi”.
“Forcat tona të Armatosura janë të gatshme për të mbështetur përgjigjen tonë të ndihmës”, shtoi më tej Shapps.
/abcnews.al