Palestina dënon thirrjen e Izraelit për dorëheqjen e shefit të OKB-së

schedule09:06 - 25 Tetor, 2023

schedule 09:06 - 25 Tetor, 2023

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme ka dënuar thirrjen e Izraelit për dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, duke e përshkruar atë si një “sulm të paprovokuar”.

Në një postim në X, ministria palestineze e përshkroi pozicionin e Izraelit si një “zgjerim” të “mosrespektimit dhe mungesës së angazhimit” të tij ndaj Kombeve të Bashkuara, kartës së saj dhe rezolutat e OKB-së në lidhje me Palestinën, shkruan Al Jazeera.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan u tha gazetarëve më herët: “Unë mendoj se sekretari i përgjithshëm duhet të japë dorëheqjen”, pasi Guterres mbajti një fjalim duke thënë se kishte “shkelje të qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar” në Gaza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!