Më datë 11 tetor të vitit 2023, Wayne Rooney startoi një aventurë të re si trajner duke marrë përsipër drejtimin e Birmingham në Championship, teksa objektivi i ish-sulmuesit të Manchester United është ta rikthyejë skuadrën në elitën angleze.
Së fundmi, ish-“bomberi” i “djajve” tashmë 38-vjeçar thekson se Championship është një kampionat shumë i vështirë, madje shton se trajnerët e Premier League kanë frikë të nisin një eksperiencë në këtë ligë.
“Nuk keni për të parrë kurrë trajnerë që konsiderohen nga më të mirët në Premier League që të drejtojnë skuadra në Championship. Është një kampionat shumë i vështirë dhe që kërkon shumë kohë për t’u përshtatur.
Nuk ke në dispozicion lojtarët më të mirë në botë dhe në shumë raste duhet të bësh “shpikje”. E them me shumë sinqeritet që bëhet fjalë për një kampionat shumë të fortë. Kërkon punë dhe shumë orë dedikim”,- u shpreh Rooney.