Ushtria izraelite kryen sulme me dron në Liban

schedule14:32 - 24 Tetor, 2023

schedule 14:32 - 24 Tetor, 2023

Ushtria izraelite (IDF) ka thënë se ka përdorur dronë për të goditur një “terrorist” në Libanin jugor, i cili po përpiqej të lëshonte raketa në Izrael.

Raketat ishin të destinuara për komunitetin verior të Bar’am, sipas IDF, shkruan Sky News.

Ditët e fundit , IDF-ja ka goditur paraprakisht pjesë të Hezbollahut në Libanin jugor. 

Më herët gjatë kësaj të marte, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Hezbollahun se do të “pendohej” nëse do të merrte një rol më të rëndësishëm në konfliktin me Hamasin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!