Berisha, frikë nga gjykata/ Doktori: Më mbron kushtetuta. Por avokatët Gjokutaj dhe Mengjesi paraqitet në seancë

schedule13:56 - 24 Tetor, 2023

schedule 13:56 - 24 Tetor, 2023

Sali Berisha i akuzuar për korrupsion, iu shmang sot paraqitjes në gjykatën e posaçme për njohjen me masën e sigurisë.

Ish-kryeministri zgjodhi të mos i bindet ligjit dhe pak para orës 14:00 të caktuar për seance nisi një komunikim me gazetarët në selinë e tij. Berisha tha se vendimi për të është marrë në mënyrë antikushtetuese, por para togave të zeza ai dërgoi dy avokatët e tij.

“Nuk është se nuk pranoj, e deklarova dhe deklaroj, me sinqeritet sa herë të thirrem do shkoj. Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provoj a po shkoj a s’po shkoj unë. Vendosja e masës pa leje nga parlamenti, është përdhosje e ligjeve të vendit. Nuk ia lejoj vetes të shkel kushtetutën. Që nesër të sjellin amendamentin e 2012 në parlament, Sali Berisha e voton. Jam për barazi të qytetarëve para ligjit.”- u shpreh Berisha.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur të dielën se ka marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën dyshimin se kanë përfituar 5.4 milionë euro në formën e pagesës në shkëmbim të veprimeve qeveritare në favor të kompanive Homeplan dhe Magnet, bashkëpronari i së cilës Fatmir Bektashi u mor i pandehur për pastrim parash./abcnews.al