Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka njoftuar se ka vdekur italo-izraelitja Liliah Lea Havron, fati i së cilës nuk dihej që nga dita e sulmit të Hamasit.
Trupi i bashkëshortit të saj, Evitar Kipnis, u gjet pak ditë më parë.
Ata të dy jetonin në Kibbutz Beeri, i cili është disa kilometra larg Rripit të Gazës. Në kibuc, që nga dita e parë e hetimeve, u gjetën më shumë se njëqind trupa.
Evitar Kipnis ishte një artist dhe gruaja e tij një punonjëse sociale në Beeri.
“Ngushëllimet e mia fëmijëve dhe familjes së tyre, për Italinë është një ditë tjetër zie”, ka shkruar në internet ministri i Jashtëm italian.