Rindërtimi në Krujë, 336 shtëpi të reja/ Qeveria: Dhuratë për Vitin e Ri për banorët e prekur nga tërmeti

schedule13:56 - 23 Tetor, 2023

schedule 13:56 - 23 Tetor, 2023

336 familje në Krujë të cilat humbën shtëpitë nga tërmeti i 4 vjetëve më parë do të marrin banesa të reja këtë fundvit.

Kryeministri pa nga afër 22 pallate 5-katëshe të cilat janë gati për t’u shpërndarë.

Me aktin normativ që aprovuar javën e fundit në qeveri e kemi shtuar investimin për vitin 2023 me 12 miliardë të tjerë, duke e çuar kështu investimin në programin e rindërtimit në 17 miliardë dhe besojmë që në këto momente të gjitha kantieret janë të financuara dhe të gjitha bashkitë do të ketë mundësi që të avancojnë. Deri më tani kemi rreth 3500 apartamente, të cilat shumica janë dorëzuar dhe një pjesë e tyre do të dorëzohen deri në fund të vitit, mbi 2500 ndërtesa individuale që e çon në total 6 mijë numrin e njësive të banimit“, tha Balluku.

Problemet e pronësisë së tokës, sipas qeverisë, e kanë vonuar kaq shumë procesin e rindërtimit në këtë bashki.

Kryeministri i la ekipit të rindërtimit porositë e veta për estetikën e këtij kompleksi.

Sipas të dhënave zyrtare, në total deri më tani janë dorëzuar çelësat për afërsisht 6 mijë persona që humbën shtëpitë nga tërmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!