Turqia thotë se ka dërguar më shumë ndihma në Rripin e Gazës, një ditë pasi një aeroplan presidencial që transportonte pajisje mjekësore dhe 20 punonjës shëndetësorë arriti në Egjipt.
Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se një aeroplan ushtarak që mbante pako me ndihma, të cilat kryesisht përbëhen nga furnizime mjekësore, u nis nga kryeqyteti Ankaraja për në Egjipt, shkruan Al Jazeera.
Të paktën 60 palestinezë u vranë në sulmet ajrore ushtarake izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, tha sot qeveria e Hamasit.
Sipas informacioneve, 17 persona u vranë në një shtëpi në Rripin verior të Gazës./abcnews.al