Numri i personave të konfirmuar që po mbahen peng nga Hamasi në Gaza është tani 222, sipas një deklaratë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Zëdhënësi i admiralit Daniel Hagari tha se IDF ka kryer bastisje “të kufizuara” në rajon për të synuar persona e armatosur të Hamasit dhe për të kërkuar për pengje.
Ai gjithashtu pohoi se sulmet ajrore po përqendrohen në zonat ku Hamasi po përgatitet çdo ofensivë. Rikujtojmë se ushtria izraelite tha se kreu më shumë se 300 sulme ajrore gjatë ditës së kaluar në “infrastrukturën terroriste dhe objektivat ushtarake”.
Më shumë se 4,600 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
/abcnews.al