Marc Guiu ishte padyshim heroi i mbrëmjes së djeshme për Barcelonën, pasi 17-vjeçari shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Atheltico Bilbao, pikërisht në debutimin e tij me fanelën e profesionistëve.
Ai u aktivizua në minutën 79’ dhe 30 sekonda më pas shënoi golin që vlente tre pikë.
Virale u bë edhe një video nga triubuna, pasi kamerat amatore kishin filmuar prindërit e djaloshit të ri në momentin e festës së golit. Ata shpërthyen në lot gëzimi dhe ishin tepër të emocionuar për arritjen e djalit të tyre./h.ll/abcnews.al
? LO BONITO DEL FÚTBOL
? Así ha reaccionado la familia de Marc Guiu a su debut y gol para dar la victoria al Barça pic.twitter.com/PBpB1UMrZB
— Post United (@postunited) October 22, 2023


