Që prej momentit, kur u largua nga stoli i londinezëve të Tottenham, tekniku italian, Antonio Conte është një nga trajnerët më të kërkuar në treg në këto momente, me skuadrat e Napoli e Roma, që deri më tani janë mësuar që kanë kontaktuar me italianin.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “The Sun”, Conte pëlqehet shumë edhe nga bordi i “Djajve të Kuq” të Manchester United, me këta të fundit që pavarësisht 2 fitoreve radhazi në Premier League, po mendojnë seriozisht shkarkimin e teknikut Erik ten Hag.
Megjithatë, nëse shkarkimi nuk ndodh në këtë sezon, britanikët duken të bindur se Conte është ai që do të ulet në pankinë duke filluar nga sezoni i ardhshëm pasi projekti i Ten Hag, nëse mbyllet përsëri pa trofe të rëndësishëm, do të cilësohet një dështim. /i.m /abcnews.al