Laçi u mund me rezultat minimal 1-0 në transfertë nga Kukësi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.
Në konferencën për mediat pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Mirel Josa u shpreh se futbollistët e dinin se ndeshja do të ishte e vështirë.
Pavarësisht pësimit të golit, Josa deklaroi se ndeshja ishte e ekuilibruar.
“Një ndeshje që e kishim parashikuar që do të ishte e vështirë, skuadra, dy ndeshjet e kaluara i ka dhënë indicaet për të luajtur futboll, jo se sot nuk luajti. Në momente të veçanta, në qarkullimin tonë humbëm topin, dhe skuadra e Kukësit pështjelloi kundërsulme ose sulme të cilat rezulktuan të rrezikshme. Pjesa e dytë, e ekuilibruar, pavarësisht se pësuam gol. Ishte një ndeshje që në 30 minutat e fundit, në zgjedhjet tona duhet të ishim më të qetë”, theksoi ai./abcnews.al