Ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë orëve të para të ditës së sotme në Kavajë ku mbeti një i vdekur dhe një i plagosur ka tronditur qytetin e Kavajës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nga konflikti me armë ka mbetur Dritan Hoxholli, ndërsa i plagosur është punonjësi i policisë B.Toçi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e një gruaje në Kavajë, e cila jetonte e vetme.
Gazetarja e ABC News, Enkelejda Arapi raporton se në momentin e konfliktit në ambientet e shtëpisë kanë qenë edhe persona të tjerë, ndërsa policia dyshon se shkak i përplasjes është një lidhje dashurore.
Mësohet se viktima ka qëlluar me një plumb punonjësin e policisë ku më pas ky i fundit e ka qëlluar me 4 plumba. /abcnews.al/