Me lot në sy dhe të shkatërruar, palestinezët kanë varrosur të afërmit e tyre. Në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, palestinezët janë mbledhur për funeralin e familjes al Astal.
Shumë anëtarë të familjes, duke përfshirë fëmijë u vranë në sulmet izraelite. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së shëndetësisë që nga 7 tetori, 4651 palestinezë, nga të cilët 40% ishin fëmijë janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite.
Gjithashu 266 palestinezë janë gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 117 fëmijë.
/abcnews.al