Vriten më shumë se 50 palestinezë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës

schedule08:39 - 22 Tetor, 2023

schedule 08:39 - 22 Tetor, 2023

Më shumë se 50 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë natës, pas deklaratës së djeshme të ushtrisë izraelite, e cila tha se do të shtonte sulmet në Gaza.

“Ne do të rrisim sulmet tona për të minimizuar rreziqet për forcat tona në fazat e ardhshme të luftës.  Ne do të shtojmë sulmet, nga sot,” u tha gazetarëve mbrëmë kundëradmirali Daniel Hagari.

Ndërkohë, Izraeli shënjestroi aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Aleppos në orët e para të mëngjesit të së dielës duke vrarë një punonjës civil.

Gjithashtu, fluturimet e planifikuara për dhe nga aeroportet e Damaskut dhe Aleppos u anuluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Latakias, sipas Ministrisë së Transportit.

/abcnews.al