Vatra e zjarrit që përfshiu mbetjet e grumbullimit në Vlorë është drejt normalizimit.
Pas situatës shqetësuese të krijuar është ndërhyrë nga zjarrfikësit. Aktualisht ka vetëm një vatër aktive dhe ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e saj.
Kreu i NPSH në Vlorë, Edmond Leka ka konfirmuar pë ABCNews se situata është më e mirë krahasuar me atë gjatë natës./abcnews.al/