Benjamin Netanyahu është zotuar të “luftojë deri në fitore” në Gaza, duke sinjalizuar se nuk do të ndalen bombardimet e Izraelit dhe pushtimi i pritshëm i enklavës pasi Hamasi liroi dy pengje amerikane.
Pak orë më parë, grupi islamik liroi nënën dhe vajzën amerikane Judith dhe Natalie Raanan, të cilat u rrëmbyen në sulmin e tij në Izraelin jugor më 7 tetor.
Ata ishin pengjet e parë të konfirmuar nga të dyja palët në konflikt që u liruan që nga sulmet e Hamasit në Izrael, duke vrarë 1400 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë rreth 200 pengje.
“Dy nga të rrëmbyerit tanë janë në shtëpi. Ne nuk po heqim dorë nga përpjekjet për të kthyer të gjithë njerëzit e rrëmbyer dhe të zhdukur,” tha zoti Netanyahu në një deklaratë të lëshuar vonë të premten mbrëma.
“Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, shtoi ai.